Rreth Nesh

Karrotreci Kukes 24h eshte krijuar ne vitin 2007 me qellim ofrimin e sherbimit profesional te karrotrecit, brenda dhe jashte Shqiperise, 24 ore. Me nje vendodhje ideale, prane Rruges se Kombit, gjendemi ne nje kohe te shkurter ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe shtete te tjera te ballkanit, por jo vetem.

Custom Image

Cdo dite, klientet tane marrin sherbimin cilesor te Karrotrecit, Servisit dhe Makinave me Qera. Sherbim i shpejte e profesional, transport i sigurt dhe i perballueshem nga te gjithe. Karrotreci Kukes 24h disponon 2 karrotrece te markes Benz Mercedes dhe nje rimorkio. Makinerite tona, jane te pershtatshme per te transportuar makina te tonazheve te ndryshme: vetura, fuoristrada, furgone, rulota apo automjete pune si traktore etj. Gjithashtu, disponojme dhe nje makine oficine “Asistenca Rrugore” per t’u ofruar drejtuesve te mjeteve ndihmen tone per riparimin e difektit direkt ne vend dhe vazhdimin e udhetimit gjithnje e me te sigurte. Duke pare kerkesat e shumta te klienteve, Karrotreci Kukes 24h vendosi te shtoje sherbimet e tij, duke ofruar Sherbimin Taxi dhe Makina me Qera. Mjete te sigurta dhe komode, per te gjithe ju qe pelqeni te udhetoni.

Pjese e pandashme e Karrotreci Kukes 24h dhe qe plotesojne njera-tjetren eshte Autoservisi “SOPI”.

“zgjidhni problemin vetem me nje telefonate”

Jemi prane jush ne momentet me te veshtira

Sherbimet qe ju ofrojme

Nevojat e nje tregu gjithmone ne zhvillim, kane bere qe kompania jone te shtoje vazhdimisht gamen e sherbimeve te ofruara!

Aktualisht, ofrohet Sherbimi i Karrotrecit, Servisi i Makinave, Sherbimi Taxi dhe Makina me Qira.

Sherbimi i Karrotrecit

Pavaresisht vendodhjes apo problemit qe keni, Karrotreci Kukes 24h ju jep mundesine te realizoni qellimin e udhetimit, duke ju ofruar sherbim 24 h. Makinerite tona, do te vihen ne dispozicionin tuaj ne kohe rekord, per nje transport te sigurte dhe zgjidhje optimale.

KARROTER-KUKESI-SERVIS

Servisi i Makinave

Nje servis, qe perdor teknologjine me te avancuar, pjese kembimi cilesore, staf te trajnuar per cdo model makine dhe mbi te gjitha nje marredhenie financiare korrekte me klientet. Tek Autoservisi “SOPI” do te gjeni pjese kembimi, gomisteri 24 ore, xhenerik, drejtim karrocerie, lyerje me furre etj

Makina me Qira

Nese nuk keni makine apo vini nga larg, tek Karrotreci Kukes 24h mund te merrni makina me qera, me nje cmim te arsyeshem dhe konkurrues. Makina te kompletuara me te gjitha opsionet e nevojshme, per te siguruar nje udhetim komfort per ju dhe familjen tuaj.

KARROTER-KUKESI-TAXI

Sherbimi Taxi

Nuk ka sesi te mungoje Sherbimi Taxi prane Karrotreci Kukes 24h. Ju ofrojme te shijoni kenaqesine e udhetimit, duke ju cuar ne destinacionin e deshiruar me mjetet e duhura dhe drejtues te kualifikuar.

 

Na diqni per me te rejat!